Thursday, July 26, 2012

Braktiset nga shqiptari, italiania hedh në koshin e plehrave fëmijën


Bologna, 26 korrik 2012, NOA/A.Ymeraj- “Nuk e dija se isha shtatzënë, e kuptova vetëm në momentin e lindjes dhe veprova instinktivisht. Isha në panik nuk dija ç’bëja kështu që mora fëmijën e futa në qese dhe e hodha në koshin e plehrave”.

Është ky rrëfimi i 21 vjeçares nga Ozzano e Italisë, e cila tregon se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe aq më tepër me binjakë, por shton se babai i tyre është një i ri nga Shqipëria.

Prindërit e saj kanë deklaruar në polici se nuk kishin asnjë dijeni lidhur me atë që po ndodhte me vajzën e tyre deri në momentin e ngjarjes së rëndë.

Prej pak minutash kishte hedhur në koshin e plehrave fëmijën e parë dhe më vonë u drejtua me nxitim drejt spitalit të Sant’Orsola, ku lindi edhe binjaku i dytë, i cili vdiq pak kohë pas ardhjes në jetë.

Sipas avokatit të saj Alessandro Forti, thuhet se vajza i kishte thënë mbrojtësit të saj se nuk dinte gjë se ç’po ndodhte me trupin e saj edhe pse kishte pasur fryrje në gjoks dhe disa shenja të pazakonta në ta.

Ndërsa pritet të bëhet ekspertiza në trupat e pajetë të binjakëve, pritet të vërtetohet nëse 21 vjeçarja ka përdorur ndonjë ilaç për të shkaktuar vdekjen e tyre, hipotezë kjo e cila u shtua së tepërmi pas vdekjes së binjakut të dytë i cili gjeti vdekjen në spital.

“Është e tronditur, nën shok dhe nuk ka gjykim të mirë, por ajo që di me saktësi është babai i fëmijëve të saj, një i ri shqiptar, emrin e të cilit vajza e ka dhënë edhe në polici”, sqaron më tej avokati, raporton noa.al.

Avokati i saj shton se babai i mundshëm i fëmijëve të saj u thirr në polici, por në dëshminë e tij deklaroi se nuk kishte pasur asnjëherë raporte seksuale me vajzën, dhe se ishte frekuentuar me të jo për një kohë të gjatë.

Gjithsesi pista paraprake e hetimit është ajo e braktisjes së vajzës nga i riu shqiptar, çka mendohet të ketë qenë edhe shtysa kryesore që e ka çuar në vrasjen e binjakut të saj të parë.

Misteri i vajzës që u hodh nga kati i 12-të

Një femër ra nga apartamenti ku ndodhej drejt e në tokë duke gjetur vdekjen vetëm një orë pasi gjeti dy prostituta në shtëpinë luksoze të ish të dashurit. 23 vjeçarja Sahar Daftary ra nga kati i 12-të ndërsa ishte në apartamentin e Rashid Jamil me të cilin ishte ndarë. Një vit më parë ish fituesja e spektaklit “Face of Asia” u martua me 37 vjeçarin Jamil por më pas zbuloi se ai kishte një lidhje sekrete me një grua dhe kishte gjithashtu dy fëmijë. Marrëdhënia mes Jamil dhe Daftary mori fund menjëherë. Pas vdekjes së saj policia arrestoi Jamil nën akuzën e vrasjes së saj por ai u lirua më pas menjëherë për mungesë faktesh. Një proces hetimor nisi vitin e kaluar pasi familjarët e vajzës akuzuan policinë se nuk kishte bërë aq sa duhej për të zbardhur çështjen. Procesi ka nisur me një dëshmi ku u zbulua se dy prostituta jetonin me Jamil në apartamentin 300 mijë paundsh. Në ditën e vdekjes së saj, Daftary udhëtoi nga shtëpia e saj në Brentford në perëndim të Londrës për të marrë pjesë në një shfaqje mode në Manchester. Ai vendosi të shkojë edhe të vizitojë Jamil pasi kishte debatuar me të në telefon. Sapo mbërriti në ish shtëpinë ku kishte jetuar ajo gjeti aty dy femrat. Njëra prej tyre, biondja Helen Louise Marshall tha në dëshminë e saj se me Jamil e kishte prezantuar një mik i përbashkët dhe se po qëndronte në apartamentin e tij pa pagesë ndërsa po bëhej gati të zhvendosej në një tjetër apartament. Ajo ndodhej në atë ambient sëbashku me mikeshën Lauren në kohën kur Jamil mbërriti. Sipas saj, Jamil erdhi i nervozuar dhe u kërkoi të dyjave të dalin jashtë. “Na tha se na donte jashtë apartamentit pasi do të vinte dikush. Daftary mbërriti në apartament në orën 8.30 pm dhe çifti u dëgjua të zihej ndërsa më pas hynë në dhomën ku ndodheshin dy femrat.

Masakra Në Kinema, 4 Djemtë Që Dhanë Jetën Për Të Dashurat


Midis 12 personave që humbën jetën në masakrën e kinemasë në Denver, SHBA, katër prej tyre ishin meshkuj, që dhanë jetën në përpjekje për të mbuluar nga plumbat të dashurat e tyre.
Alexander Teves, 24-vjeçar, humbi jetën duke mbuluar me trup Amanda Lingren, bashkëmoshataren që i kishte “rrëmbyer” zemrën dhe një mike tjetër të përbashkët.

”Isha shumë shumë e turbullt dhe nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte kur nisën të shtënat e para”, deklaroi Lindgren për “ABC News”. “Megjithatë, Alex e kuptoi menjëherë, më shtriu në tokë dhe më mbuloi, duke më thënë që të mos flisja. Kështu bëra. Ai ishte ëngjëlli im atë natë, tashmë është ëngjëlli im në qiell”, tha e përlotur e reja, e cila përshkroi se lidhja me Teves ishte aq e fortë, sa që ata nuk rinin kurrë më shumë se një orë pa folur edhe kur ishin në largësi.

Në radhën e nëntë të kinemasë, e njëjta histori u përsërit me John Larimer, 26-vjeçar rekrut i marinës dhe 23-vjeçares Julia Vojtsek.

”Ai i dalloi menjëherë të shtënat dhe në mënyrë instiktive më shtriu në tokë për të më mbrojtur. Sekonda më pas, u qëllua nga një plumb që duhet të më kishte zënë mua”, përshkroi situatën e reja, e cila e terrorizuar, kaloi minuta duke parë agoninë e të dashurit të saj, që i përgjakur ndërroi jetë i shtrirë përkrah.
Dy vajzat e tjera, të shpëtuara nga të dashurit e tyre, nuk mundën të kontaktoheshin nga mediat amerikane, pasi ishin shumë të prekura për të përshkruar atë që ndodhi.
Vrasësi James Holmes, qëlloi me breshëri në një sallë kinemaje në Aurora, pranë Denverit në Kolorado, gjatë premierës së filmit të Batmanit më parë gjatë javës.
Arsyet e këtij sulmi nuk janë zbardhur ende, ndërsa Holmes u shfaq i turbullt përpara gjykatës, duke krijuar bindjen se do të përpiqet t’i shpëtojë dënimit të mundshëm me vdekje me kartën e çmendurisë së përkohshme.

Facebook-U Mbyll Me Shume Se 70 Faqe Shqiptare…


Facebook mbyll me shume se 70 faqe Shqiptare, arsyet ende nuk dihen…

Faqet te cilat jane mbyllur dje gezonin nje nr te madh fansash… Linqet e faqeve qe behen te ditura deri tani jane keto me poshte… Ankesa e pare e bere nga administratori i njeres prej ketyre faqeve, rezultoi e pa shprese… Pasi pergjigjeja e facebooku ishte:
Ne kemi kontrolluar per rrethanat e largimit te faqes tuaj, dhe kemi gjetur se faqja juaj ka marrë reagime të forta negative nga përdoruesit dhe miqtë e tyre. Kjo tregon një eksperiencë të dobët per përdoruesit dhe arrin në një shkelje të udhëzimeve tona e cila është arsyeja pse Faqja e juaj u hoq. Prandaj, ne nuk do të jemi në gjendje për të rivendosur faqen tuaj. Ju lutem vini re se ky vendim është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet.
Për Faqet që ju dëshironi të nisni një të ardhme tjeter, ju lutem së pari të rrespektoni rregullat dhe te keni relatat e duhura me perdoruesit e faqes tuaj…
https://www.facebook.com/My.Life.jeta.ime
https://www.facebook.com/GjithckaNgaFutbolliJone
https://www.facebook.com/DashuriaGeVi
https://www.facebook.com/JemiNjeShqiperi
https://www.facebook.com/gjithcka.ketu
https://www.facebook.com/Fatjoni.Eglantina.TKZ
https://www.facebook.com/hidhur.jetaa
https://www.facebook.com/Barcelon.Zemra.Jone
https://www.facebook.com/juliandeda
https://www.facebook.com/Shqiperia1912
https://www.facebook.com/GoldAGOfficalPage
https://www.facebook.com/Soni.Malaj.Zyrtare
https://www.facebook.com/Zenelaj.Genti
https://www.facebook.com/vessaluma
https://www.facebook.com/lajmetvip1
https://www.facebook.com/TiDinEmrinTim.JoHistorinTime.L
https://www.facebook.com/By.Marsiii
https://www.facebook.com/mendojpertyy
https://www.facebook.com/By.Marsii
https://www.facebook.com/E.M.Forever.Together
https://www.facebook.com/Legjenda.e.Rruges
https://www.facebook.com/Vetem.Per.Tag
https://www.facebook.com/Eri.Unikboy
https://www.facebook.com/By.ervisi
https://www.facebook.com/ktu.thuhen.gjonat.troc
https://www.facebook.com/ermal.eri.07
https://www.facebook.com/shprehjet.te.bukura
https://www.facebook.com/Paolo.Visi.Adm
https://www.facebook.com/Just.Fun.Relax
https://www.facebook.com/Me.Duhet.Official.Page
https://www.facebook.com/AhSikurTeIsheEImja
https://www.facebook.com/pages/Fast-And-The-Fourious-Albania/162177447183736
http://www.facebook.com/Milan.Endri.Beni
https://www.facebook.com/Fjale.Zemre.Official
https://www.facebook.com/Pergjithmon.Shqiptar
https://www.facebook.com/By.Dritani.PerHumorDheDashuriSiShqipetaretSkaNjeri
https://www.facebook.com/majmuntedua
https://www.facebook.com/SmS.Per.Ty.Zemer
https://www.facebook.com/NgaTiNjePikeDashurieEshtSaNjeOqeanLumturiE
https://www.facebook.com/By.Elisa.ZemraEMotresNeZemrenEVellajit
https://www.facebook.com/HumorPaKufi
https://www.facebook.com/ermirbiba1
http://www.facebook.com/dashuri.e.parealizuar
https://www.facebook.com/ShqiperiaperlaeBallkanit
https://www.facebook.com/Me.mungonnnn
https://www.facebook.com/Samanta.offical
https://www.facebook.com/Faqja.Origjinale
https://www.facebook.com/DardiAndi
https://www.facebook.com/TifozetItalian
https://www.facebook.com/pages/Tkam-Xhan/447819585252782
https://www.facebook.com/iljo.te.dua.shum
https://www.facebook.com/Page.Nukedi.Tepyesmamin
https://www.facebook.com/UneTeDuaaa
https://www.facebook.com/Dru.Fare.JuLi
https://www.facebook.com/Nuk.shtyhet.fare.by.anNa
https://www.facebook.com/Nur1.Tit1
https://www.facebook.com/by.Lu3gI
https://www.facebook.com/xh.you2gether4ever
http://www.facebook.com/Ste.kam.harruarrr
http://www.facebook.com/Q.K.S.ZH
https://www.facebook.com/Sick.Jokes.AL
https://www.facebook.com/fshehur.com
https://www.facebook.com/shokuese
https://www.facebook.com/LovAlb
https://www.facebook.com/Futbolli.Jeta.ime.By.MA
https://www.facebook.com/pamuzikskajete
https://www.facebook.com/pages/Freddy/982738905199575
https://www.facebook.com/Elita5
https://www.facebook.com/MelizaHaradinajAAK

Momente Tmerri Kur Balena Sulmon Trajnerin E Saj (SHIKONI VIDEON)


Nje video tregon fare mire sesi nje balene rreth 6000kg sulmon trajnerin e saj dhe vetem pas 15 minutash ajo arriti ta leshoje. Videoja u nxorr pasi u raportuan edhe raste te tjera qe keto balena kishin sulmuar trajneret e tyre.
Ne vitin 2010 kishte ndodhur sulmi I fundit nga keto balena dhe viktima ishte trajneri I cili humbi jeten e tij, por megjithate edhe pas kesaj vdekjeje nuk u vendos ndonje ligj I ri per trajneret qe stervisin keto balena.
Trajneri I kesaj balene pasi arriti te shpetonte menjehere u morr nga mjeket e spitalit per te pare se cfare demtime kishte , dhe mendohej se shkaku qe balena e sulmoi ishte sepse ajo pati nje moment nervozimi. /MOREVESH.COM/

Keto Janë Lodrat Më Të Shtrenjta Për Të Rritur Në Botë (FOTOT)


Nese ju tani keni nje shtepi luksose, nje garazh te mbushur me makina nga me te shtrenjtat gjithashtu edhe nje jaht luksoz, mendoni se ju mungon ndonje gje tjeter?
Shume firma te medha kane hyre ne gare se kush mund te krijoje lodrat me te shtrenjta qe do shiten ne treg me cmime nga 8.000$-100.000$. Keto lodra priten te blihen nga bizenesmene shume te pasur te cilet deshirojne qe te kene gjithcka te shtrenjte qe mund te jete e disponueshme ne treg.
Cdo kompani ka arritur te krijoje klientelen e saj edhe shume miliardere tashme preferojne keto lodra qe mund te te zbavisin vertet. Shume njerez keto nuk mund ti shikojne si lodra por ne fakt keto jane projektuar per te qene lodra dhe qellimi I vetem I tyre eshte te zbavisin njerezit qe do I marrin ne perdorim. /MOREVESH.COM/


Wednesday, July 25, 2012

I keni flokët e kuq, ja çfarë rrezikoni


Madrid, 25 korrik 2012, NOA- “Rosso Malpelo” është novela e Giovanni Verga në të cilin shkruhet për paragjykimet që ekzistojnë për njerëzit me flokë të kuq, si një sinjal ligësie.

Por në këtë libër vërtetohet se të pasurit flokët e kuq është problem, por për ata që i mbajnë dhe jo për të tjerët.

Kafshët e karakterizuara nga qimet e kuqe kanë më shumë mundësi për tu sëmurur dhe e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit.

Një studim spanjoll i publikuar në revistën “Physiological and Biochemical Zoology”,tregon se pigmenti i kuq i cili dominon ngjyrën e kuqe përmban një substancë e cila preket më shpesh nga sëmundjet.

Studime të tjera flasin për flokët e kuq, duke thënë se njerëzit me këtë ngjyrë flokësh kanë më shumë rrezik për tu prekur nga tumoret.

15-vjeçe, por duket sikur është 50

A do ta besonit se vajza që shihni në foto, është vetëm 15 vjeçe? Jo në fakt, sepse ajo duket sikur ka të paktën 50 vjet mbi shpatulla.

Kjo është edhe drama e saj, e vajzës me emrin Zara Hartshorn, që jeton në Yorkshire të Britanisë së Madhe.

Në fakt, ajo vuan nga një sëmundje e rrallë, e quajtur lipodystrophy, e cila shkrin yndyrnat e trupit dhe bën që trupi e fytyra të duken mjaft të vjetruar, pavarësisht nga mosha që mund të ketë një person.

Zara nuk e ka aspak të lehtë për të jetuar me këtë barrë, e cila e privon në fakt atë nga të jetuarit e një jete normale sociale, pasi ndihet e persekutuar
.


Ushqimet që të zgjasin jetën ...












Jetëgjatësia varet jo vetëm nga faktorët gjenetikë, por edhe nga ushqimet që hamë. Në foto, do të shihni disa prej tyre që vërtet e kryejnë një mision të tillë ...

Prekëse, Djali Pa Duar Luan Në Kitarë (VIDEO)


Një rast shumë prekës! Ky djalosh nuk ka duar dhe megjithatë ka një vullnet të çeliktë për të performuar në kitarë dhe piano. Ndiqeni!
George Dennehi ka vetëm 18 vjet dhe është shembull se me vullnet arrihet çdo gjë, madje edhe të luash në kitarë dhe piano me këmbë. Përveç përvetësimit të kitarës, sfida e tij e rradhës është përvetësimi i pianos, dhe ndiqni videon, ne mendojmë se është në rrugë të mbarë.

Kapakët Më Të Cuditshëm Për IPhone (FOTOT)

Këto janë disa nga kapakët iPhone më të çuditshme dhe më të bukura që janë në shitje në Azi dhe në mbarë botën.

Tuesday, July 24, 2012

Shoqet puthin gjoksin e Ritës (Foto)

Foto: Twitter/The SunKëngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo ka publikuar në Twitter fotografi nga udhëtimi i saj në Miami.

Në njërën nga fotografitë shihen dy shoqe duke puthur gjinjtë e 21-vjeçares, e cila është e veshur me bikini.

Ndryshe, Rita ka lansuar këngën e fundit “Roc the Life”, e cila pritet t’i paraprijë albumit të saj debutues.
I titulluar “Ora”, albumi do të lansohet nga shtëpia incizuese e Jay-Z, Roc Nation, pjesë e të cilës është edhe Rihanna.

Data e lansimit është caktuar 27 gushti, ndërsa këngëtarja ka thënë se për albumin e saj është frymëzuar nga “No Doubt” dhe “The Vaccines”. /

Suri, fëmija më me stil në botë

Suri Cruise është emëruar Fëmija Më me Stil, duke mposhtur fëmijët tjerë të famshëm si Ivy Blue Carter, Harlow Madden dhe Harper Beckham.

Suri CruiseVajza gjashtëvjeçare e çiftit të ndarë Tom Cruise dhe Katie Holmes ka kryesuar në një sondazh të organizuar nga ueb-faqja e dhuratave familjare, twistedtwee.co.uk, pasi vogëlushja impresionoi me gardërobën e saj, që përfshinte shumë fustane dhe mini-taka.

Suri, veshja e të cilës thuhet se vlen dy milionë dollarë, ka mposhtur vajzën e Beyonce Knowles dhe Jay-Z, Blue Ivy, që u rreshtua e dyta, dhe vajzën e Will dhe Jada Smith, Willow.

Harlow Madden, vajza e Nicole Richie dhe Joel Madden, ka përfunduar e katërta, derisa ajo e David dhe Victoria Beckham, Harper Seven, është renditur e pesta.

Nga fëmijët tjerë të famshëm në listën janë përfshirë edhe Max Anthony, Jayden Smith dhe Coco Arquette. /

Aksidenti, shihni si i shpëtoi vdekjes gruaja me biçikletë

Një grua të cilën do ta shikoni në video ka shpëtuar për mrekulli nga një aksident të ndodhur në Ningbo, Kinë.
Ajo ishte duke kaluar rrugën me motorrin e saj teksa një kamion me shpejtësi i është gjendur tek këmbët.
Është për tu vlerësuar, është aftësia e shoferit për të shmangur përplasjen e cila do të rezultonte fatale për gruan.

Burri I Çmendur Mbyllte Me Dryn Organin Gjenital Të Gruas


Tmerr ka shkaktuar lajmi, se një burrë në Indi, kishte vënë një dry në organet gjenitale të gruas së tij.

Gruaja u shtrua në spital, pasi u përpoq për të kryer vetëvrasje dhe mjekët që e vizituan, konstatuan se gruaja kishte një dry në organet gjenitale.
Viktima pranoi se i ishte nënshtruar një operacioni nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte shpuar organin gjenital dhe i kishte kaluar një dry, për të qenë i bindur se gruaja nuk do ta mashtronte.

Burri i arrestuar nga autoritetet, i fshihte çelësat në çorape. Sipas reporterindia.com, 45 vjeçari tha se e mbyllte organin gjenital të gruas në mëngjes para se të shkonte për të punuar dhe e zhbllokonte në mbrëmje vonë.
Gruaja fatkeqe ishte martuar me burrin e saj 16-vjeçare, dhe përpjekjen e parë për vetëvrasje e kishte bërë kur burri i saj u përpoq të përdhunojë vajzën e tyre të madhe.
Incidente të ngjashme janë regjistruar në Indi edhe në vitin 2007.

Nje Loje Shume Interesante, Qe Perfundon Ne Thyerje Brinjesh (VIDEO)


Monday, July 23, 2012

Kërcim Dasme Si Kjo, Nuk E Keni Parë Gjatë Gjithë Jetes Tuaj (SHIKONI VIDEON)


Kjo eshte surpirza e te ftuarve ne nje dasem shiptare ne zvicer…
Per me shume shikoni videon


Mos E Provoni Këtë Eksperiment Në Shtëpi (SHIKONI VIDEON)


Eksperimentet më ekstreme që bëhen në lidhje direkte në TV.Një kompani koreane ka vendosur të marrë pjesë në shfaqje televizive më ekstreme me eksperiment të rrezikshëm. Tre të rinjtë ti japin shikuesve një përgjigje për pyetjen : Çfarë ndodhë në qoftë se ju vendosni disa qindra bandazhe në një shalqin? 

Jepi

Tashme Ne Dispozicion Edhe Kepucet Motorrike (VIDEO)


Tani keni mundësinë të bleni këpucët motorrike të quajtura spnKiX për një shumë prej 699 dollarë. Eshtë shumë shtrenjtë, por kur ti provoni nuk do të zhgënjeheni.
Këpucët motorrike spnKiX janë të pajisura me një motor 85 W, i cili është mundësuar nga bateria e cila gjendet në pjesën e pasme të pajisjes.
Dizajnerët pohojnë se bateria ka jetëgjatësi deri në 5 orë nëse mbushja me rrymë është bërë deri në maksimum. Pas mbushjes së plotë të baterisë, spnKiX ju dërgojnë deri në 9.6 kilometra. Shpejtësia kontrollohet nga largësia pa ndonjë tel vetem me anë të kontrolluesit. Është fjalë për fjalë automjeti më i vogël elektrik që kemi parë deri tani.

Nëse Ju Duket Vetja Shofer Kjo Video Ju Le Pa Fjalë (SHIKONI VIDEON)


ALB NEWS paraqet spektaktlin e rradhes nga mjeshtri i makinave rally, Ken block.

Ken e zgjodhi eksluzivisht kete piste ne menyre qe te performonte keto manovra spektakolare.

Per me shume ndiqni videon:

TEK VIDEO ME POSHTE MUND TE SHIKONI VIDEON E REALIZUAR PARA 3 VJETESH NGA KEN BLOCK

Sunday, July 22, 2012

Reklame E Frikshme, Merr 341 Denoncime (VIDEO)

Phones 4U, kompania telefonike angleze qe paraqitet si kolose i tregut te celulareve, eshte kritikuar sepse ka shperndare nje spot publicitar qe tremb shume, sidomos femijet.


Spoti paraqet nje grua ne parking qe ndiqet nga nje vajze e vogel. Pra, ngjan shume me Samaren, vajzen e tmerrshme tek ‘The Ring’. Rezultati ishte se spoti, i ka trembur per vdekje femijet, te terrorizuar nga vajza sa kane shperthyer ne lote, bertitur dhe kane dashur qe me cdo kusht te nderrojne kanalin televiziv.


E njejta gje per prinderit, te trembur si nga te bertiturat e femijeve dhe nga pamja e vajzes. Si pasoje e ketyre reagimeve pati plot 341 denuncime ne Autoritetet e Standarteve te Reklamave (ASA) nga prinderit e femijeve te tmerruar. Ne fund te spotit thote “Nese nuk i merr ofertat tona, do t’ju ndjekim”.

Te njejtin efekt ka pasur edhe nje reklame tjeter por e te njejtes kompani celularem ku nje djale ndiqej ne pyll nga nje zombie.

Nene E Bije Ribashkohen Mbas 50 Vjetesh Nepermjet Facebook

Facebook na ka bërë të gjithëve të ritakojmë virtualisht njerëz, të cilët mund të kishim vite pa i parë.
Por në SHBA, Facebook ka arritur që të lidhë nënën me vajzën, të cilat nuk shiheshin me njëra-tjetrën, prej gati gjysmë shekulli.
Stephania Phillips, përdori rrjetin social për të rënë në gjurmët e nënës së saj Joan Wehrmeyer, të cilën e kishte prekur për herë të fundit kur ishte një bebe në vitet 60-të.(Vajza nuk mbante mend asgje nga kontakti me nenen e saj per shkak se kur u ndane ajo ishte shume e vogel).
Përmes Facebook, Stephania e gjeti nënën e saj dhe të dyja u takuan në një lokal për të parë nga afër njëra-tjetrën.
Zonja Wehrmeyer, e cila mbiemrin e vajzërisë e kishte Courchene, ishte vetëm 17 vjeç kur u martua me Richard Botwin, babanë e vajzës. Pak kohë më vonë lindi Stephanie, por problemet me familjen e bashkëshortit të saj u bën shkak që ajo të largohej dhe t’ia linte vajzën atyre.
Stephanie qëndroi me babanë e saj në New Jersey, ndërsa nëna, e cila tani është 67 vjeç, udhëtoi në jug të Floridas dhe u rimartua. Ajo tani ka një fëmijë të lindur natyralisht dhe një të adoptuar.Aktualisht ajo jeton në Coral Springs.
Stephania, 48 vjeç, e cila jeton në Pennsylvania e përshkruan takimin me nënën e saj, si një ëndërr që u bë realitet.
“Ndërsa rritesha nuk u lejova kurrë që të bëja pyetje rreth nënës sime. Ishte thuajse një tabu”, tregon ajo.
Stephania e kërkoi nënën e saj për vite të tëra, por kishte dështuar. Ajo arriti të gjente mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, dhe ky ishte çelësi për ta gjetur në Facebook. Fatmirësisht nëna përdorte këtë mbiemër në profilin e saj dhe kështu u krye lidhja nënë e bijë pas shumë vitesh.

Qeni Lind Mace… Dëshmitari Kundër Shkencës

Nëse pretendimet e një koreanojugori do të rezultojnë të vërteta, atëherë qeni i tij do të shndërrohet në të parin e historisë së njerëzimit që ka lindur një … mace.


Më parë gjatë javës, qenushja shtatzanë e 63-vjeçarit Joeng Pyong-bong lindi disa këlyshë, midis të cilëve, edhe një kotele.

”Është gjithçka e vërtetë”, besohet Jeong në “Korea Herald”, ndërsa publikoi disa fotografi të kafshës së tij shtëpiake. “Nuk di ta shpjegoj, është një mrekulli, por gjithçka është e vërtetë. Ju garantoj se isha i pari që shqeva sytë kur e pashë. Njerëzit kanë filluar të vizitojnë shtëpinë time nga kërshëria, është me të vërtetë një mace, që ri me të vëllezërit dhe mjaullin, por është lindur nga një qen”, shtoi ai.


Pavarësisht pretendimeve të Jeong dhe hamendësimeve të tij se qenushja mund të jetë ngatërruar edhe me ndonjë maçok gjatë shtatzanië, ekspertët e përjashtojnë kategorikisht këtë “lindje mrekulli”.

”Është e pamundur dhe qesharake të mendosh se një qen mund të lindë një mace”, deklaroi profesori Son Chang-ho, i Universiteti Kombëtar Koreanojugor të Veterinarisë.

”Numri i kromozomëve është i ndryshëm midis kaninëve dhe felinëve. Nuk ka asnjë shans që të ndodhë ajo që thotë pronari i qenit. Jam i sigurt se bëhet fjalë për një ngatërrese, por nuk mund të jetë e vërtetë ajo që pretendon ai. Ky nuk është një rast si gomari me kalin apo tigri me leoparin, që mbeten brenda një familje dhe teorikisht mund të mbeten shtatzanë, ndonëse janë specie të ndryshme”.

Një pretendim se një qen kishte lindur mace u bë edhe në Kinë disa vite më parë, ndërsa gjashtë vjet më parë, në Brazil u publikua një lajm se një mace kishte lindur dy këlyshë qeni.

Si Të Dobësohemi Pa Mbajtur Dietë

Sa herë dëshirojmë të humbim peshë gjithmonë mendojmë në dieta, e kësaj radhe do të flasim si te dobësohemi pa dieta, dhe kjo duket se është e mundur me anë të melatonines.

Melatonia është hormon i fuqishëm natyral që njihet për asocimin e saj me ritmet kardiake që promovojnë cikël të shëndetshëm të gjumit. Tash, hulumtuesit nga universiteti Granada raportojnë në Journal of Pineal Research që kanë zbuluar se melatonina ka edhe një dobi tjetër të mirë.
Sipas zbulimeve të tyre melatonina ndihmon në kontrollimin e shtimit jo natyral të peshës pa e zvogëluar sasinë e të ushqyerit. Ky hormon ka treguar se përmirëson profilet e lipideve të gjakut, ulë trigliceridet dhe oksidon LDL kolesterinën e gjithashtu shton HDL kolesterinën e shëndetshme. Melatonina e cila gjendet në mënyrë të natyrshme në disa fruta, sasi të vogla të saj kanë treguar që ofrojnë një mori dobi shëndetësore si gjumë të thellë i cili është kritik në funksionet sistemike riparuese në trup.

Melatonina është hormon natyral që normalisht lirohet nga gjëndra pineale gjatë natës për të inkurajuar gjumin. Nivelet qarkulluese zvogëlohen gjatë orëve të hershme të mëngjesit në mënyrë që të zgjohemi. Rëndësia e 7 deri 9 orëve gjumë të pushueshëm është e pazëvendësueshme në riparimin qelizor dhe funksioneve mirëmbajtëse që promovojnë shëndet gjallërues. Hulumtimet e fundit demonstrojnë se melatonina ushtron kontroll ndaj funksioneve metabolike që përcaktojnë akumulimin e yndyrës (dhjamit), trashjes dhe lipideve që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Hulumtuesit kanë ndarë subjektet testuese në tri grupe dhe njërit grup i është dhënë melatonin. Ata kanë zbuluar se grupi të cilit i është dhënë suplement me melatonin dukshëm kishte reduktuar peshën e trupit pa ndryshim në konsumin e kalorive në krahasim me ata të cilët i përkisnin grupit që nuk merrnin suplement melatonin. Përveç tjerash, ata gjithashtu kanë parë se melatonina ndihmonte në uljen e shtypjes sistolike të gjakut dhe ofronte përmirësim të dukshëm ndaj dislipidemis (mosfunksonimit të lipideve) dhe hipertrigliceridemis. Përmirësimet e raportve gjak/lipide dhe ulja e triglicerideve qarkulluese janë kritike në zvogëlomin e rrezikut të përgjithshëm të sëmundjes së zemrës.


Melatonina gjendet në disa pemë dhe perime si mustardë, boronica të kuqe, bajame, fara te lulediellit, kardamom, kopër, qershi dhe koriandër. Hulumtuesit që kanë publikuar rezultatin e këtij studimi besojnë se kjo është dëshmia e parë që melatonina mund të veproj si agjent kritik hormonal në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mosfunksionimin e lipideve. Ata gjithashtu kanë vërejtur se efektet mbrojtëse të melatoninës ishin më të shprehura tek të rinjtë në këtë studim kështu duke shtyrë që në moshë të re drejtë intervenimit me anë të dietës apo suplementeve për të arritur dobi shëndetësore në maksimum.
Autorët e këtij studimi në përfundim kanë thënë se “administrimi i melatonines dhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë melatonin mund të jetë mjet i dobishëm në luftë kundër trashjes dhe rreziqeve të lidhura më trashjen.” Përveç ushqimeve me melatonin, shumë nga ata me mendje të orientuar drejt shëndetit të mirë do të dëshironin ta suplementonin me 1 deri 3mg melatonin çdo natë. Merre (pi) 30 minuta para se të shkoni për të fjetur që të bësh gjumë të shëndosh, shmangësh shtim peshe të panevojshëm dhe shmangësh efektet dëmtuese to oksidimit të yndyrave të gjakut që nxisin sëmundjen e zemrës.

Parajsa Tropikale, As Në Ëndërr Nuk Mund Të Fantazonim Dicka Te Tille (SHIKONI VIDEON)

Nga jashtë duket se është një serrë ku mbillen pemë dhe perime të ndryshme por as në ëndërr nuk mund të fantazonim se çfarë mund të kishte brenda saj.

Ky objekt gjigant dikur shërbente për aeroplanët dhe avionët dhe ndodhet në Gjermani, mes qyteteve Dresden dhe Berlinit. Ka gjatësi 360 metra, gjerësi 210 metra dhe lartësi 107 metra. Tashmë është kthyer në një atraksion të mrekullueshëm. Në brendësi të saj ndodhen 29 mijë bimë tropikale, që krijojnë kështu një pyll artificial. Gjithashtu, nuk mungojnë zogjtë tropikalë, por as cicërimat e zogjve që janë incizuar në pyjet e vërtetë tropikalë.


Ka gjithashtu plazh dhe një pishinë që mendohet të jetë ndër më të mëdhatë në botë, një waterpark, si edhe diell artificial.

Gjithsesi, në Tropical Island Resort nuk do të ndjeni vapë pasi temperatura aty është konstante, 25 gradë celsius gjatë gjithë vitin. Dhe e rëndësishme të dihet është se këtë vend mund ta vizitoni çdo ditë, gjatë gjithë ditëve të vitit.


Wednesday, June 27, 2012

Ja pse nuk duhet të pish cigare në karburant (video)

Shpesh ju ndodh që të shkoni në pikat e karburantit dhe shikoni një tabelë që njofton ndalimin e pirjes së cigares. Në fakt aty thuhet edhe se nuk duhet ta mbani motorrin e makinës të ndezur por duhet ta fikni. E megjithatë janë të shumtë ata që e neglizhojnë sugjerimin e parë dhe të dytë. Por nëse e shikoni këtë video herën tjetër do të tregoheni më të kujdesshëm padyshim.

Nju Jork, aksidentohet reperi i njohur 50 Cent



Këngëtari i repit me famë botërore 50 Cent është aksidentuar paraditen e së martës në autostradën e ‘Long Island’ në Nju Jork.
Zëdhënësi i reperti ka konfirmuar se’50 Cent tani është mirë dhe ka dalë nga spitali. Ai shpëtoi me disa plagë në qafë”.
TMZ raportoi se plagët e reperit u shkaktuan pasi automjeti i tij u përplas me një kamion.
50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson u dërgua në spital dhe pas mjekimit doli nga spitali.


Tifozi anglez që uli pantallonat gjatë penalltive është një biznesmen


Tifozi anglez që tentoi të hutojë italianët në momentin e gjuajtjes së penalltive duke ulur pantallonat është një biznesmen multimilioner. Ai është prezantuar në media si 35 vjeçari Tim O’Leary dhe thotë se thjesht ka qenë duke bërë detyrimin e tij për kombëtaren. “Ishte një veprim i momentit. Do të bëja gjithçka ta shikoja Anglinë duke fituar por fatkeqësisht nuk funksionoi”, u shpreh ai.

Tuesday, June 26, 2012

Restoranti me kamarieret me seksi, meshkujt mbajnë radhën

Tashmë mund të zgjidhni se cila prej këtyre kameriereve doni t’iu shërbejë. Kjo është e mundur në Twin Peaks, një restorant në SHBA. Aty kamerieret janë me shumicë dhe janë të gjitha simpatike dhe të këndshme. Veshjet e tyre janë joshëse dhe provokuese saqë klientët nuk dinë nëse shkojnë aty për një gotë apo për të parë hijeshinë e tyre. Pronari i lokalit, Randy DeWitt shprehet për ‘Daily Mail’ se restoranti i tij nuk frekuentohet vetëm për kamarieret: “Njerëzit nuk vijnë këtu për kamarieret, por për cilësinë e ushqimit dhe për faktin se ne i bëjmë ata të ndihen të veçantë. Njëra prej kamariereve, e cila është vetëm 22 vjeç shprehet se: “Ne mundohemi që klientët tanë të ndihen të veçantë dhe të kalojnë mirë. Këtë gjë bëjnë kamarierët kudo në botë."