Wednesday, July 25, 2012

I keni flokët e kuq, ja çfarë rrezikoni


Madrid, 25 korrik 2012, NOA- “Rosso Malpelo” është novela e Giovanni Verga në të cilin shkruhet për paragjykimet që ekzistojnë për njerëzit me flokë të kuq, si një sinjal ligësie.

Por në këtë libër vërtetohet se të pasurit flokët e kuq është problem, por për ata që i mbajnë dhe jo për të tjerët.

Kafshët e karakterizuara nga qimet e kuqe kanë më shumë mundësi për tu sëmurur dhe e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit.

Një studim spanjoll i publikuar në revistën “Physiological and Biochemical Zoology”,tregon se pigmenti i kuq i cili dominon ngjyrën e kuqe përmban një substancë e cila preket më shpesh nga sëmundjet.

Studime të tjera flasin për flokët e kuq, duke thënë se njerëzit me këtë ngjyrë flokësh kanë më shumë rrezik për tu prekur nga tumoret.

0 comments:

Post a Comment