Sunday, July 22, 2012

Parajsa Tropikale, As Në Ëndërr Nuk Mund Të Fantazonim Dicka Te Tille (SHIKONI VIDEON)

Nga jashtë duket se është një serrë ku mbillen pemë dhe perime të ndryshme por as në ëndërr nuk mund të fantazonim se çfarë mund të kishte brenda saj.

Ky objekt gjigant dikur shërbente për aeroplanët dhe avionët dhe ndodhet në Gjermani, mes qyteteve Dresden dhe Berlinit. Ka gjatësi 360 metra, gjerësi 210 metra dhe lartësi 107 metra. Tashmë është kthyer në një atraksion të mrekullueshëm. Në brendësi të saj ndodhen 29 mijë bimë tropikale, që krijojnë kështu një pyll artificial. Gjithashtu, nuk mungojnë zogjtë tropikalë, por as cicërimat e zogjve që janë incizuar në pyjet e vërtetë tropikalë.


Ka gjithashtu plazh dhe një pishinë që mendohet të jetë ndër më të mëdhatë në botë, një waterpark, si edhe diell artificial.

Gjithsesi, në Tropical Island Resort nuk do të ndjeni vapë pasi temperatura aty është konstante, 25 gradë celsius gjatë gjithë vitin. Dhe e rëndësishme të dihet është se këtë vend mund ta vizitoni çdo ditë, gjatë gjithë ditëve të vitit.