Tuesday, July 24, 2012

Burri I Çmendur Mbyllte Me Dryn Organin Gjenital Të Gruas


Tmerr ka shkaktuar lajmi, se një burrë në Indi, kishte vënë një dry në organet gjenitale të gruas së tij.

Gruaja u shtrua në spital, pasi u përpoq për të kryer vetëvrasje dhe mjekët që e vizituan, konstatuan se gruaja kishte një dry në organet gjenitale.
Viktima pranoi se i ishte nënshtruar një operacioni nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte shpuar organin gjenital dhe i kishte kaluar një dry, për të qenë i bindur se gruaja nuk do ta mashtronte.

Burri i arrestuar nga autoritetet, i fshihte çelësat në çorape. Sipas reporterindia.com, 45 vjeçari tha se e mbyllte organin gjenital të gruas në mëngjes para se të shkonte për të punuar dhe e zhbllokonte në mbrëmje vonë.
Gruaja fatkeqe ishte martuar me burrin e saj 16-vjeçare, dhe përpjekjen e parë për vetëvrasje e kishte bërë kur burri i saj u përpoq të përdhunojë vajzën e tyre të madhe.
Incidente të ngjashme janë regjistruar në Indi edhe në vitin 2007.