Sunday, July 22, 2012

Reklame E Frikshme, Merr 341 Denoncime (VIDEO)

Phones 4U, kompania telefonike angleze qe paraqitet si kolose i tregut te celulareve, eshte kritikuar sepse ka shperndare nje spot publicitar qe tremb shume, sidomos femijet.


Spoti paraqet nje grua ne parking qe ndiqet nga nje vajze e vogel. Pra, ngjan shume me Samaren, vajzen e tmerrshme tek ‘The Ring’. Rezultati ishte se spoti, i ka trembur per vdekje femijet, te terrorizuar nga vajza sa kane shperthyer ne lote, bertitur dhe kane dashur qe me cdo kusht te nderrojne kanalin televiziv.


E njejta gje per prinderit, te trembur si nga te bertiturat e femijeve dhe nga pamja e vajzes. Si pasoje e ketyre reagimeve pati plot 341 denuncime ne Autoritetet e Standarteve te Reklamave (ASA) nga prinderit e femijeve te tmerruar. Ne fund te spotit thote “Nese nuk i merr ofertat tona, do t’ju ndjekim”.

Te njejtin efekt ka pasur edhe nje reklame tjeter por e te njejtes kompani celularem ku nje djale ndiqej ne pyll nga nje zombie.

0 comments:

Post a Comment