Wednesday, June 27, 2012

Ja pse nuk duhet të pish cigare në karburant (video)

Shpesh ju ndodh që të shkoni në pikat e karburantit dhe shikoni një tabelë që njofton ndalimin e pirjes së cigares. Në fakt aty thuhet edhe se nuk duhet ta mbani motorrin e makinës të ndezur por duhet ta fikni. E megjithatë janë të shumtë ata që e neglizhojnë sugjerimin e parë dhe të dytë. Por nëse e shikoni këtë video herën tjetër do të tregoheni më të kujdesshëm padyshim.

Nju Jork, aksidentohet reperi i njohur 50 Cent



Këngëtari i repit me famë botërore 50 Cent është aksidentuar paraditen e së martës në autostradën e ‘Long Island’ në Nju Jork.
Zëdhënësi i reperti ka konfirmuar se’50 Cent tani është mirë dhe ka dalë nga spitali. Ai shpëtoi me disa plagë në qafë”.
TMZ raportoi se plagët e reperit u shkaktuan pasi automjeti i tij u përplas me një kamion.
50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson u dërgua në spital dhe pas mjekimit doli nga spitali.


Tifozi anglez që uli pantallonat gjatë penalltive është një biznesmen


Tifozi anglez që tentoi të hutojë italianët në momentin e gjuajtjes së penalltive duke ulur pantallonat është një biznesmen multimilioner. Ai është prezantuar në media si 35 vjeçari Tim O’Leary dhe thotë se thjesht ka qenë duke bërë detyrimin e tij për kombëtaren. “Ishte një veprim i momentit. Do të bëja gjithçka ta shikoja Anglinë duke fituar por fatkeqësisht nuk funksionoi”, u shpreh ai.

Tuesday, June 26, 2012

Restoranti me kamarieret me seksi, meshkujt mbajnë radhën

Tashmë mund të zgjidhni se cila prej këtyre kameriereve doni t’iu shërbejë. Kjo është e mundur në Twin Peaks, një restorant në SHBA. Aty kamerieret janë me shumicë dhe janë të gjitha simpatike dhe të këndshme. Veshjet e tyre janë joshëse dhe provokuese saqë klientët nuk dinë nëse shkojnë aty për një gotë apo për të parë hijeshinë e tyre. Pronari i lokalit, Randy DeWitt shprehet për ‘Daily Mail’ se restoranti i tij nuk frekuentohet vetëm për kamarieret: “Njerëzit nuk vijnë këtu për kamarieret, por për cilësinë e ushqimit dhe për faktin se ne i bëjmë ata të ndihen të veçantë. Njëra prej kamariereve, e cila është vetëm 22 vjeç shprehet se: “Ne mundohemi që klientët tanë të ndihen të veçantë dhe të kalojnë mirë. Këtë gjë bëjnë kamarierët kudo në botë."



E lodhur me ta, nëna hedh nga kati i 15 dy fëmijët

Një nënë ruse 30 vjeçare përfundoi në prangat e policisë pasi kishte hedhur nga kati i pesëmbëdhjetë në shtëpinë ku jetonte në një grataçelë, dy fëmijët e saj të moshës 4 dhe 7 vjeçare, raporton noa.al.

Tragjedia në fjalë ka ndodhur në Dolgoprudny, në zonën e Moskës.

Në polici gruaja e identifikuar si Galina Ryabkova dëshmoi se ishte e lodhur nga fëmijët, të cilët jetonin me të pas ndarjes nga i shoqi dhe për këtë arsye kishte vendosur ti hiqte qafe.

Të futesh në ujë pasi ke ngrënë bukë apo jo? Flasin studiuesit

Mos u fut në ujë nëse sapo ke ngrënë”, kështu u thonë zakonisht gjyshet nipërve, por kjo thënie duket të jetë e pabazë. Të paktën kështu shprehen mjekët pediatër Rachel C. Vreeman dhe Aaron E. Sarroll në Indiana University School of medicine.

Në studimin e tyre thuhet se e vetmja gjë që ndodh pas ngrënies është që mund të jesh paksa i rënduar por asnjë problem tjetër.

-Të ka pickuar diçka, bëji urinën sipër”, edhe kjo thënie sipas studiuesve është e dëmshme dhe e pavërtetë.

Siç raporton noa.al, studiuesit rekomandojnë se në këtë rast mjekimi më i saktë është dalja nga uji dhe vendi të bëhet mundësisht me uthull, pasi urina mund të shkaktojë fryrje.

- “Ngrënia e farave të bostanit të bën dëm”. Edhe kjo thënie dhe këshillë është e rremë, pasi farat e shalqiut kalojnë në organizmin tonë pa shkaktuar asnjë shqetësim, por problemi i vetëm është se kanë shumë kalori.

Facebook nuk mbahet më, blen edhe Nokia-n


Ekspertët tashmë e japin si një lajm të sigurt, por për momentin akordi mes Facebook dhe Nokias mbetet sekret në pritje për t’u shpallur publikisht. Faktikisht me sa duket pas debutimit në bursë dhe lançimit të smartphone Buffy, rrjeti social më i famshëm në mbarë botën, Facebook, ka arritur të blejë kolosin finlandez të telefonave celularë. Shumë herë Zuckerberg e kishte deklaruar se e ardhmja e biznesit të tij do të përfundonte tek celularët. Diçka e tillë e shpjegon mjaft qartë blerjen e Nokias, gjë që do të përshpejtojë kohën e lançimit në treg të një smartphone Facebook. Faktikisht Nokia mund të japë një suport shumë të madh në drejtim të rrjetit social, duke përmendur këtu dhe anën e programeve, me sistemin operativ Symbian, që është krijuar pikërisht nga kompania finlandeze. /noa

Ja kush eshte mami me e bukur per 2012 ne Itali


Ajo eshte 30 vjecarja nga Velletri, Francesca Colasanti me profesion muzikante dhe eshte nene e dy femijeve . Para disa diteve ne Itali u zhvillua konkursi i bukurise “ Miss Mamma Italia 2012″sic raporton publialb.com ,ky eveniment eshte nje konkurs bukurie ne te cilin lejohen te marrin pjese vetem gra te martuara dhe me femije ,finalja u zhvillua ne Cesenatico .Ajo eshte 167 cm e gjate peshon 56 kg masa trupore e saj eshte 40 ,ajo ka floke te gjate te zinje dhe nje bukri tipike mesdhetare .Ajo dhe konkurentet e tjera kane konkuruar njesoj si koleget e tyre adoleshente duke sfiluar me roba banjo fustane nate e gjithashtu franceska ka shfaqur dhunti te medhaja artistike.

Nju Jork, aksidentohet reperi i njohur 50 Cent

Këngëtari i repit me famë botërore 50 Cent është aksidentuar paraditen e së martës në autostradën e ‘Long Island’ në Nju Jork.
Zëdhënësi i reperti ka konfirmuar se’50 Cent tani është mirë dhe ka dalë nga spitali. Ai shpëtoi me disa plagë në qafë”. TMZ raportoi se plagët e reperit u shkaktuan pasi automjeti i tij u përplas me një kamion. 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson u dërgua në spital dhe pas mjekimit doli nga spitali.

Ja pse nuk duhet të pish cigare në karburant (video)

Shpesh ju ndodh që të shkoni në pikat e karburantit dhe shikoni një tabelë që njofton ndalimin e pirjes së cigares. Në fakt aty thuhet edhe se nuk duhet ta mbani motorrin e makinës të ndezur por duhet ta fikni. E megjithatë janë të shumtë ata që e neglizhojnë sugjerimin e parë dhe të dytë. Por nëse e shikoni këtë video herën tjetër do të tregoheni më të kujdesshëm padyshim.

Ja çfarë ndodh nëse do të binit mbi një vullkan (video)

Një çantë në të cilën ishte vendosur material në peshë të ngjashme me një trup mesatar njeriu është hedhur në llavën e një vullkani në Etiopi për të parë se çfarë do të ndodhte. Por në vend që ajo të digjej në sipërfaqe shkakton një shpërthim mjaft interesant për tu parë.

Vetëm GaGa mund të vesh këso lloj këpucësh (foto)

Këngëtarja e njohur Lady Gaga është fotografuar teksa ka pushuar në një jaht duke shijuar ditën si turiste në Sidney të Kalifornisë. Ajo kishte veshur një palë taka mjaft të larta të cilat i kishte kombinuar me veshjen e saj ngjyrë të bardhë.

Foto dasme por ja çfarë u ndodh

Një një eveniment të tillë si një dasmë një foto e përbashkët në momentet më të bukura është veprimi ideal për tu kryer. Por Eric dhe Maegan Walber çifti që kishte mbledhur miqtë për ceremoninë e tyre kanë përfunduar bashkë me ta në ujë ndërsa platforma ku kishin hypur u shemb. Siç mund ta shikoni në këtë foto momenti është argëtues por fatkeq për personat e përfshirë.

Femrat, seksi optimal në moshën 28 vjeçare

Femrat e shijojnë seksin më të mirë në jetën e tyre në moshën 28 vjeçare. Këtë e konstaton një studim i kryer sëfundi sipas të cilit ato e mbajnë këtë performancë deri në moshën 33 vjeçare. Laura Stott e ka kryer studimin duke dalë edhe në këtë konkluzion të rëndësishëm për jetën seksuale.

Shiti kanabis në Abu Dhabi, rrezikon dënim me vdekje

Një shtetas britanik përballet me rrezikun e dënimit me vdekje në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi raportohet të ketë shitur kanabis. Mediat lokale thanë se 21 vjeçari emri i të cilit nuk jepet është gjykuar në Abu Dhabi për shitje të 20 gramve kanabis me vlerën 262 paund.

Ja kush eshte mami me e bukur per 2012 ne Itali


Ajo eshte 30 vjecarja nga  Velletri, Francesca Colasanti me profesion muzikante  dhe eshte nene e dy femijeve .
Para disa diteve ne Itali u zhvillua konkursi i bukurise “ Miss Mamma Italia 2012″sic raporton publialb.com ,ky eveniment eshte nje konkurs bukurie ne te cilin lejohen te marrin pjese vetem gra te martuara dhe me femije ,finalja u zhvillua ne Cesenatico .Ajo eshte 167 cm e gjate peshon 56 kg masa trupore e saj eshte 40 ,ajo ka floke te gjate te zinje dhe nje bukri tipike mesdhetare .Ajo dhe konkurentet e tjera kane konkuruar njesoj si koleget e tyre adoleshente duke sfiluar me roba banjo fustane nate e gjithashtu franceska ka shfaqur dhunti te medhaja artistike.

Bikinit si bëjnë punë Billie Faiers


Duket se më së shumti shihet duke reklamuar lloje të ndryshme veshjesh por Billie Faiers nuk ka zgjedhur bikinit e duhura për të bërë pushime rehat nën rrezet e diellit. Ajo është fotografuar ndërsa relaksohej në Las Vegas sëbashku me motrën Sam dhe mikeshat e saj por në vijimësi ka patur probleme me gjoksin që tentonte të mos i bindej bikinit.

Xhiron përbindëshin në liqen (Video)

Një punëtor kinez nga Kanas pohon se ka xhiruar një ‘përbindësh’ në liqenin me të njëjtin emër dhe për këtë ka edhe dëshmitarë.
Wang Hongqiao, njëri nga punëtorët në liqenin Kanas në krahinën autonome Xinjiang Uygur, ka publikuar një video ku shihet ‘përbindëshi’.
Përveç tij, edhe disa njerëz të tjera kanë vërejtur se në liqen po lëvizte diçka me shpejtësi të madhe.


Mancini: Italia dhe Portugalia luajnë në finale

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Italia do ta eliminojë Gjermaninë dhe do të arrijë në finale të Euro 2012.Po ashtu, strategu italian ka thënë se edhe Portugalia do ta eliminojë Spanjën dhe do të kualifikohet në finale.

Për më shumë, ai e ka krahasuar Kampionatin Evropian me Ligën e Kampionëve duke thënë se favoritët (Gjermania dhe Spanja) do të eliminohen ngjashëm sikurse u eliminuan Barcelona dhe Real Madridi nga Chelsea dhe Bayern Munichu.

“Finalja do të jetë në mes të Italisë dhe Portugalisë”.

“Do të jetë sikurse ndodhi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ku favoritët Barcelona dhe Real Madrid humbën në katërshen e fundit”, ka thënë Mancini për Radio RAI.

Sunday, June 24, 2012

Vdes duke shikuar futboll

Një tifoz i fiksuar pas futbollit nga Kina ka ndërruar jetë, pasi 11-të net rresht ka përcjellë ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit.
Për shkak të dallimeve kohore mes Evropës dhe Kinës, me kohë të atjeshme shumica e ndeshjeve fillojnë pas orës 2:45 të mëngjesit. Vdekja e tij ka ndodhur në sfidën Itali-Irlandë, të cilën Azzurrët e fituan me rezultat 2-0.

26-vjeçarin e ka gjetur të vdekur nëna e tij përpara televizorit. Sipas Sansijang Metropolis, i ndjeri ishte anëtar i ekipit të futbollit në fakultetin e tij, ndërsa nuk ishte ankuar asnjëherë për probleme shëndetësore.

“Ne pushonim kohë pas kohe, ndërsa ai dëshironte t’i ndiqte të gjitha ndeshjet”, ka thënë një mik i tij.

Sipas mjekëve, mungesa e gjumit ia ka dobësuar fuqinë organizmit, gjë që ka sjellë deri te vdekja.

Tuna vjen me një super klip

Tuna
Pop ylli shqiptar, Tuna, ka lansuar këngën e re të titulluar “I Asaj”, të cilës këngë dhe ia ka shoqëruar një videolip të jashtëzakonshëm.

Kënga është punuar nga Vig Poppa dhe Cekic, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Entermedia.
Vlen të përmendet dukja e fantastike e Tunës në këtë klip, për të cilën janë përkujdesur stilisti shqiptar Niko Komani, kurse për flokët dhe grimin Studio Kaci respektivisht Angel Vogue.
Është ky një klip që pos e vërteton Tunën si yll në maje të skenës tonë, e vërteton po ashtu statusin e këngëtares si seks simbol shqiptar.

Rihanna, show provokues me Jay Z (FOTO)

Rihanna është shfaqur mjaft provokuese gjatë një koncerti këtë fundjavë, në krah të reperit të njohur Jay Z. Me këtë shfaqje, Beyonce duhet të shqetësohet dhe të bëhet disi për bashkëshortin e saj, duke qenë se është parë shumë afër me Rihannën.


Rihanna dhe Jay Z

Rihanna dhe Jay Z

Rihanna dhe Jay Z
Rihanna dhe Jay Z
Rihanna dhe Jay Z
Rihanna dhe Jay Z


35 sherre djemsh dhe vajzash te regjistruara nga kamerat e sigurise ne vetem nje klub nate (VIDEO)


Ky klub nate ndodhet ne Rusi dhe jane regjistruar nga kamera e sigurise te gjitha sherret te cilat kane ndodhur pikerisht ne hyrjen e klubit. Shihni videon qe ju sjellim per ju.

Gjerat e cmendura qe mund te besh ne plazh me nje eskavator (VIDEO)


Mesa duket keta djem kane gjetur nje menyre te cuditshme por efikase per tu defryer ne plazh ne keto dite te nxehta vere./

Histori shokuese, indiani i mbuluar ne te gjithe trupin me pucra gjigande (VIDEO)


Ky njeri eshte infektuar qe ne moshen 14 vjecare nga nje semundje e rralle e cila te ben te shfaqen pucra si kokrra gjigande ne te gjithe trupin te cilat sa vijne dhe zmadhohen. Shihni videon./LajmiDites.com/

Ministrja franceze me minifund në mbledhje qeverie

Kjo është ministrja e inovacionit dhe ekonomisë dixhitale në Francë Fleur Pellerin. Është bërë protagoniste e medias rozë për shkak se është fotografuar të hyjë në Elize me minifund në një mbledhje të radhës së qeverisë së Francës. Fotografët nuk e kanë humbur këtë moment për të fiksuar në foto 28 vjeçaren.

Saturday, June 23, 2012

Georgia Salpa poston në Twitter foto në bikini

Karriera e saj si modele ka pësuar një ngritje të ndjeshme që prej momentit ku u shfaq në spektaklin e këtij viti në Big Brother. Por që prej asaj kohe ajo ka qenë vazhdimisht e kontraktuar për të modeluar për firma të ndryshme duke treguar padyshim asetet e saja fëmërore. Georgia Salpa, modelja greko irlandeze është shfaqur sëfundi në disa foto të bëra vet me cellular përpara pasqyrës. Imazhet i ka hedhur në profin personal në Tëitter ku numëron 183,881 ndjekës.

Genta zhvishet sërish: Zura të dashur me lekë

Genta banorja e Big Brother Albana e cila u bë e famshme për fotot e saja gjysmë nudo është rikthyer si protagoniste në median rozë. Ajo vjen në një intervistë për “Panoraman” ku thotë se për të vera ka nisur e nsehtë ashtu siç Genta di ta bëjë vetë. “Pushimet e mia sivjet do të jenë të gjata, se thashë që do nxihem tamam si çokollata me banorët e Bigut do bredh nëpër Shqipëri. Pastaj shpejt e shpejt kufirin për Greqi. Pas spektaklit e gjithë familja më priti më uroi shumë por edhe më bërtiti. E thashq që Rubensi është histori e vjetër, ndoshta këtë verë mund të lidhem me një tjetër, për 7 vite unë e di çfarë hoqa po rëndësi ka që tani u poqa. Jam gati për një dashuri që të jem dhe unë një ditë me një njeri. Meqenë se mashkulli që unë do lidhem do jetë biznesmen ta dini mirë që nuk e kam problem”, është shprehur ajo.

Fotot e nxehta të Shkëndije Mujaj

Shkendije Mujaj ka shfrytëzuar muajt e verë spër të sjellë përpara fansave të saj të shumtë foto të tjera provokuese. Format e saja trupore natyrshëm janë krahasuar me ato të Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian ndaj Shkendija nuk ka pse e humbet rastin ti reklamojë. Këto janë fotot që Shkendija i ka ndarë sëfundi me fansat.  

Cecilia Capriotti shpërthen në Ibiza



Bikini, diell dhe plazh. Ky është miksimi që bën në Ibiza Cecilia Capriotti. Ajo u ka dhuruar fansave të shumtë në rrjetin social Twitter disa foto që siç i përshkruan vijnë nga parajsa në botë. Nxehtësia e Cecilias mund të shikohet më së miri nga këto imazhe.