Saturday, June 23, 2012

Shmang përvjetorin e martesës për ndeshjen Angli-Itali

Të shkosh në stadium për të parë çerek finalen apo të festosh në shtëpi përvjetorin e lidhjes me partneren. Kjo ishte dilema e vështirë para të cilës u vendos një burrë i njohur deri më tani me emrin Chris. Kjo banderolë e tregon më së miri se cilën zgjedhje ka bërë Chris. Ndërsa Anglia do të ndeshet me Italinë në çerek finalen që luhet të dielën shumë fansa kanë udhëtuar për ta ndjekur nga pranë. Një grua ka zgjedhur ti japë një mesazh të qartë bashkëshortit duke vendosur këtë banderolë tek një mbikalim ku shkruhet “Chris, I hope the quarter finals are worth missing our anniversary for”.