Saturday, June 23, 2012

Lapsi e letra, në zhdukje


Londër, 23 qershor – Hulumtimet më të reja tregojnë se ditët e shfrytëzimit të letrës dhe lapsit janë të numëruara, sepse personi i rritur mesatarisht gjashtë javë nuk shkruan asgjë me laps. Në botën e telefonave mobilë dhe të kompjuterëve, mënyra tradicionale e shkrimit të përkujtuesit gradualisht po zhduket. Hulumtimin e ka bërë Docmail, kurse ai ka treguar se mesatarisht kalojnë 41 ditë derisa njerëzit nuk shkruajnë diçka me laps në letër.

Çdo i treti person i rritur nuk ka shkruar në mënyrë tradicionale mbi gjashtë muaj. Dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se atë që e shkruajnë me dorë është diçka fare shkurt dhe se më së shpeshti kjo u shërben vetëm si përkujtues për atë se çka pune duhet të kryejnë, transmeton gazeta Daily Mail.

Madje, të anketuarit kanë thënë se turpërohen nga shkrimi i tyre i keq dhe drejtshkrimi dhe se gjithnjë e më shumë bëjnë gabime gramatikore.