Tuesday, June 26, 2012

Restoranti me kamarieret me seksi, meshkujt mbajnë radhën

Tashmë mund të zgjidhni se cila prej këtyre kameriereve doni t’iu shërbejë. Kjo është e mundur në Twin Peaks, një restorant në SHBA. Aty kamerieret janë me shumicë dhe janë të gjitha simpatike dhe të këndshme. Veshjet e tyre janë joshëse dhe provokuese saqë klientët nuk dinë nëse shkojnë aty për një gotë apo për të parë hijeshinë e tyre. Pronari i lokalit, Randy DeWitt shprehet për ‘Daily Mail’ se restoranti i tij nuk frekuentohet vetëm për kamarieret: “Njerëzit nuk vijnë këtu për kamarieret, por për cilësinë e ushqimit dhe për faktin se ne i bëjmë ata të ndihen të veçantë. Njëra prej kamariereve, e cila është vetëm 22 vjeç shprehet se: “Ne mundohemi që klientët tanë të ndihen të veçantë dhe të kalojnë mirë. Këtë gjë bëjnë kamarierët kudo në botë."