Tuesday, June 26, 2012

E lodhur me ta, nëna hedh nga kati i 15 dy fëmijët

Një nënë ruse 30 vjeçare përfundoi në prangat e policisë pasi kishte hedhur nga kati i pesëmbëdhjetë në shtëpinë ku jetonte në një grataçelë, dy fëmijët e saj të moshës 4 dhe 7 vjeçare, raporton noa.al.

Tragjedia në fjalë ka ndodhur në Dolgoprudny, në zonën e Moskës.

Në polici gruaja e identifikuar si Galina Ryabkova dëshmoi se ishte e lodhur nga fëmijët, të cilët jetonin me të pas ndarjes nga i shoqi dhe për këtë arsye kishte vendosur ti hiqte qafe.