Tuesday, June 26, 2012

Nju Jork, aksidentohet reperi i njohur 50 Cent

Këngëtari i repit me famë botërore 50 Cent është aksidentuar paraditen e së martës në autostradën e ‘Long Island’ në Nju Jork.
Zëdhënësi i reperti ka konfirmuar se’50 Cent tani është mirë dhe ka dalë nga spitali. Ai shpëtoi me disa plagë në qafë”. TMZ raportoi se plagët e reperit u shkaktuan pasi automjeti i tij u përplas me një kamion. 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson u dërgua në spital dhe pas mjekimit doli nga spitali.