Thursday, July 26, 2012

Braktiset nga shqiptari, italiania hedh në koshin e plehrave fëmijën


Bologna, 26 korrik 2012, NOA/A.Ymeraj- “Nuk e dija se isha shtatzënë, e kuptova vetëm në momentin e lindjes dhe veprova instinktivisht. Isha në panik nuk dija ç’bëja kështu që mora fëmijën e futa në qese dhe e hodha në koshin e plehrave”.

Është ky rrëfimi i 21 vjeçares nga Ozzano e Italisë, e cila tregon se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe aq më tepër me binjakë, por shton se babai i tyre është një i ri nga Shqipëria.

Prindërit e saj kanë deklaruar në polici se nuk kishin asnjë dijeni lidhur me atë që po ndodhte me vajzën e tyre deri në momentin e ngjarjes së rëndë.

Prej pak minutash kishte hedhur në koshin e plehrave fëmijën e parë dhe më vonë u drejtua me nxitim drejt spitalit të Sant’Orsola, ku lindi edhe binjaku i dytë, i cili vdiq pak kohë pas ardhjes në jetë.

Sipas avokatit të saj Alessandro Forti, thuhet se vajza i kishte thënë mbrojtësit të saj se nuk dinte gjë se ç’po ndodhte me trupin e saj edhe pse kishte pasur fryrje në gjoks dhe disa shenja të pazakonta në ta.

Ndërsa pritet të bëhet ekspertiza në trupat e pajetë të binjakëve, pritet të vërtetohet nëse 21 vjeçarja ka përdorur ndonjë ilaç për të shkaktuar vdekjen e tyre, hipotezë kjo e cila u shtua së tepërmi pas vdekjes së binjakut të dytë i cili gjeti vdekjen në spital.

“Është e tronditur, nën shok dhe nuk ka gjykim të mirë, por ajo që di me saktësi është babai i fëmijëve të saj, një i ri shqiptar, emrin e të cilit vajza e ka dhënë edhe në polici”, sqaron më tej avokati, raporton noa.al.

Avokati i saj shton se babai i mundshëm i fëmijëve të saj u thirr në polici, por në dëshminë e tij deklaroi se nuk kishte pasur asnjëherë raporte seksuale me vajzën, dhe se ishte frekuentuar me të jo për një kohë të gjatë.

Gjithsesi pista paraprake e hetimit është ajo e braktisjes së vajzës nga i riu shqiptar, çka mendohet të ketë qenë edhe shtysa kryesore që e ka çuar në vrasjen e binjakut të saj të parë.

Misteri i vajzës që u hodh nga kati i 12-të

Një femër ra nga apartamenti ku ndodhej drejt e në tokë duke gjetur vdekjen vetëm një orë pasi gjeti dy prostituta në shtëpinë luksoze të ish të dashurit. 23 vjeçarja Sahar Daftary ra nga kati i 12-të ndërsa ishte në apartamentin e Rashid Jamil me të cilin ishte ndarë. Një vit më parë ish fituesja e spektaklit “Face of Asia” u martua me 37 vjeçarin Jamil por më pas zbuloi se ai kishte një lidhje sekrete me një grua dhe kishte gjithashtu dy fëmijë. Marrëdhënia mes Jamil dhe Daftary mori fund menjëherë. Pas vdekjes së saj policia arrestoi Jamil nën akuzën e vrasjes së saj por ai u lirua më pas menjëherë për mungesë faktesh. Një proces hetimor nisi vitin e kaluar pasi familjarët e vajzës akuzuan policinë se nuk kishte bërë aq sa duhej për të zbardhur çështjen. Procesi ka nisur me një dëshmi ku u zbulua se dy prostituta jetonin me Jamil në apartamentin 300 mijë paundsh. Në ditën e vdekjes së saj, Daftary udhëtoi nga shtëpia e saj në Brentford në perëndim të Londrës për të marrë pjesë në një shfaqje mode në Manchester. Ai vendosi të shkojë edhe të vizitojë Jamil pasi kishte debatuar me të në telefon. Sapo mbërriti në ish shtëpinë ku kishte jetuar ajo gjeti aty dy femrat. Njëra prej tyre, biondja Helen Louise Marshall tha në dëshminë e saj se me Jamil e kishte prezantuar një mik i përbashkët dhe se po qëndronte në apartamentin e tij pa pagesë ndërsa po bëhej gati të zhvendosej në një tjetër apartament. Ajo ndodhej në atë ambient sëbashku me mikeshën Lauren në kohën kur Jamil mbërriti. Sipas saj, Jamil erdhi i nervozuar dhe u kërkoi të dyjave të dalin jashtë. “Na tha se na donte jashtë apartamentit pasi do të vinte dikush. Daftary mbërriti në apartament në orën 8.30 pm dhe çifti u dëgjua të zihej ndërsa më pas hynë në dhomën ku ndodheshin dy femrat.

Masakra Në Kinema, 4 Djemtë Që Dhanë Jetën Për Të Dashurat


Midis 12 personave që humbën jetën në masakrën e kinemasë në Denver, SHBA, katër prej tyre ishin meshkuj, që dhanë jetën në përpjekje për të mbuluar nga plumbat të dashurat e tyre.
Alexander Teves, 24-vjeçar, humbi jetën duke mbuluar me trup Amanda Lingren, bashkëmoshataren që i kishte “rrëmbyer” zemrën dhe një mike tjetër të përbashkët.

”Isha shumë shumë e turbullt dhe nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte kur nisën të shtënat e para”, deklaroi Lindgren për “ABC News”. “Megjithatë, Alex e kuptoi menjëherë, më shtriu në tokë dhe më mbuloi, duke më thënë që të mos flisja. Kështu bëra. Ai ishte ëngjëlli im atë natë, tashmë është ëngjëlli im në qiell”, tha e përlotur e reja, e cila përshkroi se lidhja me Teves ishte aq e fortë, sa që ata nuk rinin kurrë më shumë se një orë pa folur edhe kur ishin në largësi.

Në radhën e nëntë të kinemasë, e njëjta histori u përsërit me John Larimer, 26-vjeçar rekrut i marinës dhe 23-vjeçares Julia Vojtsek.

”Ai i dalloi menjëherë të shtënat dhe në mënyrë instiktive më shtriu në tokë për të më mbrojtur. Sekonda më pas, u qëllua nga një plumb që duhet të më kishte zënë mua”, përshkroi situatën e reja, e cila e terrorizuar, kaloi minuta duke parë agoninë e të dashurit të saj, që i përgjakur ndërroi jetë i shtrirë përkrah.
Dy vajzat e tjera, të shpëtuara nga të dashurit e tyre, nuk mundën të kontaktoheshin nga mediat amerikane, pasi ishin shumë të prekura për të përshkruar atë që ndodhi.
Vrasësi James Holmes, qëlloi me breshëri në një sallë kinemaje në Aurora, pranë Denverit në Kolorado, gjatë premierës së filmit të Batmanit më parë gjatë javës.
Arsyet e këtij sulmi nuk janë zbardhur ende, ndërsa Holmes u shfaq i turbullt përpara gjykatës, duke krijuar bindjen se do të përpiqet t’i shpëtojë dënimit të mundshëm me vdekje me kartën e çmendurisë së përkohshme.

Facebook-U Mbyll Me Shume Se 70 Faqe Shqiptare…


Facebook mbyll me shume se 70 faqe Shqiptare, arsyet ende nuk dihen…

Faqet te cilat jane mbyllur dje gezonin nje nr te madh fansash… Linqet e faqeve qe behen te ditura deri tani jane keto me poshte… Ankesa e pare e bere nga administratori i njeres prej ketyre faqeve, rezultoi e pa shprese… Pasi pergjigjeja e facebooku ishte:
Ne kemi kontrolluar per rrethanat e largimit te faqes tuaj, dhe kemi gjetur se faqja juaj ka marrë reagime të forta negative nga përdoruesit dhe miqtë e tyre. Kjo tregon një eksperiencë të dobët per përdoruesit dhe arrin në një shkelje të udhëzimeve tona e cila është arsyeja pse Faqja e juaj u hoq. Prandaj, ne nuk do të jemi në gjendje për të rivendosur faqen tuaj. Ju lutem vini re se ky vendim është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet.
Për Faqet që ju dëshironi të nisni një të ardhme tjeter, ju lutem së pari të rrespektoni rregullat dhe te keni relatat e duhura me perdoruesit e faqes tuaj…
https://www.facebook.com/My.Life.jeta.ime
https://www.facebook.com/GjithckaNgaFutbolliJone
https://www.facebook.com/DashuriaGeVi
https://www.facebook.com/JemiNjeShqiperi
https://www.facebook.com/gjithcka.ketu
https://www.facebook.com/Fatjoni.Eglantina.TKZ
https://www.facebook.com/hidhur.jetaa
https://www.facebook.com/Barcelon.Zemra.Jone
https://www.facebook.com/juliandeda
https://www.facebook.com/Shqiperia1912
https://www.facebook.com/GoldAGOfficalPage
https://www.facebook.com/Soni.Malaj.Zyrtare
https://www.facebook.com/Zenelaj.Genti
https://www.facebook.com/vessaluma
https://www.facebook.com/lajmetvip1
https://www.facebook.com/TiDinEmrinTim.JoHistorinTime.L
https://www.facebook.com/By.Marsiii
https://www.facebook.com/mendojpertyy
https://www.facebook.com/By.Marsii
https://www.facebook.com/E.M.Forever.Together
https://www.facebook.com/Legjenda.e.Rruges
https://www.facebook.com/Vetem.Per.Tag
https://www.facebook.com/Eri.Unikboy
https://www.facebook.com/By.ervisi
https://www.facebook.com/ktu.thuhen.gjonat.troc
https://www.facebook.com/ermal.eri.07
https://www.facebook.com/shprehjet.te.bukura
https://www.facebook.com/Paolo.Visi.Adm
https://www.facebook.com/Just.Fun.Relax
https://www.facebook.com/Me.Duhet.Official.Page
https://www.facebook.com/AhSikurTeIsheEImja
https://www.facebook.com/pages/Fast-And-The-Fourious-Albania/162177447183736
http://www.facebook.com/Milan.Endri.Beni
https://www.facebook.com/Fjale.Zemre.Official
https://www.facebook.com/Pergjithmon.Shqiptar
https://www.facebook.com/By.Dritani.PerHumorDheDashuriSiShqipetaretSkaNjeri
https://www.facebook.com/majmuntedua
https://www.facebook.com/SmS.Per.Ty.Zemer
https://www.facebook.com/NgaTiNjePikeDashurieEshtSaNjeOqeanLumturiE
https://www.facebook.com/By.Elisa.ZemraEMotresNeZemrenEVellajit
https://www.facebook.com/HumorPaKufi
https://www.facebook.com/ermirbiba1
http://www.facebook.com/dashuri.e.parealizuar
https://www.facebook.com/ShqiperiaperlaeBallkanit
https://www.facebook.com/Me.mungonnnn
https://www.facebook.com/Samanta.offical
https://www.facebook.com/Faqja.Origjinale
https://www.facebook.com/DardiAndi
https://www.facebook.com/TifozetItalian
https://www.facebook.com/pages/Tkam-Xhan/447819585252782
https://www.facebook.com/iljo.te.dua.shum
https://www.facebook.com/Page.Nukedi.Tepyesmamin
https://www.facebook.com/UneTeDuaaa
https://www.facebook.com/Dru.Fare.JuLi
https://www.facebook.com/Nuk.shtyhet.fare.by.anNa
https://www.facebook.com/Nur1.Tit1
https://www.facebook.com/by.Lu3gI
https://www.facebook.com/xh.you2gether4ever
http://www.facebook.com/Ste.kam.harruarrr
http://www.facebook.com/Q.K.S.ZH
https://www.facebook.com/Sick.Jokes.AL
https://www.facebook.com/fshehur.com
https://www.facebook.com/shokuese
https://www.facebook.com/LovAlb
https://www.facebook.com/Futbolli.Jeta.ime.By.MA
https://www.facebook.com/pamuzikskajete
https://www.facebook.com/pages/Freddy/982738905199575
https://www.facebook.com/Elita5
https://www.facebook.com/MelizaHaradinajAAK

Momente Tmerri Kur Balena Sulmon Trajnerin E Saj (SHIKONI VIDEON)


Nje video tregon fare mire sesi nje balene rreth 6000kg sulmon trajnerin e saj dhe vetem pas 15 minutash ajo arriti ta leshoje. Videoja u nxorr pasi u raportuan edhe raste te tjera qe keto balena kishin sulmuar trajneret e tyre.
Ne vitin 2010 kishte ndodhur sulmi I fundit nga keto balena dhe viktima ishte trajneri I cili humbi jeten e tij, por megjithate edhe pas kesaj vdekjeje nuk u vendos ndonje ligj I ri per trajneret qe stervisin keto balena.
Trajneri I kesaj balene pasi arriti te shpetonte menjehere u morr nga mjeket e spitalit per te pare se cfare demtime kishte , dhe mendohej se shkaku qe balena e sulmoi ishte sepse ajo pati nje moment nervozimi. /MOREVESH.COM/

Keto Janë Lodrat Më Të Shtrenjta Për Të Rritur Në Botë (FOTOT)


Nese ju tani keni nje shtepi luksose, nje garazh te mbushur me makina nga me te shtrenjtat gjithashtu edhe nje jaht luksoz, mendoni se ju mungon ndonje gje tjeter?
Shume firma te medha kane hyre ne gare se kush mund te krijoje lodrat me te shtrenjta qe do shiten ne treg me cmime nga 8.000$-100.000$. Keto lodra priten te blihen nga bizenesmene shume te pasur te cilet deshirojne qe te kene gjithcka te shtrenjte qe mund te jete e disponueshme ne treg.
Cdo kompani ka arritur te krijoje klientelen e saj edhe shume miliardere tashme preferojne keto lodra qe mund te te zbavisin vertet. Shume njerez keto nuk mund ti shikojne si lodra por ne fakt keto jane projektuar per te qene lodra dhe qellimi I vetem I tyre eshte te zbavisin njerezit qe do I marrin ne perdorim. /MOREVESH.COM/


Wednesday, July 25, 2012

I keni flokët e kuq, ja çfarë rrezikoni


Madrid, 25 korrik 2012, NOA- “Rosso Malpelo” është novela e Giovanni Verga në të cilin shkruhet për paragjykimet që ekzistojnë për njerëzit me flokë të kuq, si një sinjal ligësie.

Por në këtë libër vërtetohet se të pasurit flokët e kuq është problem, por për ata që i mbajnë dhe jo për të tjerët.

Kafshët e karakterizuara nga qimet e kuqe kanë më shumë mundësi për tu sëmurur dhe e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit.

Një studim spanjoll i publikuar në revistën “Physiological and Biochemical Zoology”,tregon se pigmenti i kuq i cili dominon ngjyrën e kuqe përmban një substancë e cila preket më shpesh nga sëmundjet.

Studime të tjera flasin për flokët e kuq, duke thënë se njerëzit me këtë ngjyrë flokësh kanë më shumë rrezik për tu prekur nga tumoret.