Thursday, July 26, 2012

Braktiset nga shqiptari, italiania hedh në koshin e plehrave fëmijën


Bologna, 26 korrik 2012, NOA/A.Ymeraj- “Nuk e dija se isha shtatzënë, e kuptova vetëm në momentin e lindjes dhe veprova instinktivisht. Isha në panik nuk dija ç’bëja kështu që mora fëmijën e futa në qese dhe e hodha në koshin e plehrave”.

Është ky rrëfimi i 21 vjeçares nga Ozzano e Italisë, e cila tregon se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe aq më tepër me binjakë, por shton se babai i tyre është një i ri nga Shqipëria.

Prindërit e saj kanë deklaruar në polici se nuk kishin asnjë dijeni lidhur me atë që po ndodhte me vajzën e tyre deri në momentin e ngjarjes së rëndë.

Prej pak minutash kishte hedhur në koshin e plehrave fëmijën e parë dhe më vonë u drejtua me nxitim drejt spitalit të Sant’Orsola, ku lindi edhe binjaku i dytë, i cili vdiq pak kohë pas ardhjes në jetë.

Sipas avokatit të saj Alessandro Forti, thuhet se vajza i kishte thënë mbrojtësit të saj se nuk dinte gjë se ç’po ndodhte me trupin e saj edhe pse kishte pasur fryrje në gjoks dhe disa shenja të pazakonta në ta.

Ndërsa pritet të bëhet ekspertiza në trupat e pajetë të binjakëve, pritet të vërtetohet nëse 21 vjeçarja ka përdorur ndonjë ilaç për të shkaktuar vdekjen e tyre, hipotezë kjo e cila u shtua së tepërmi pas vdekjes së binjakut të dytë i cili gjeti vdekjen në spital.

“Është e tronditur, nën shok dhe nuk ka gjykim të mirë, por ajo që di me saktësi është babai i fëmijëve të saj, një i ri shqiptar, emrin e të cilit vajza e ka dhënë edhe në polici”, sqaron më tej avokati, raporton noa.al.

Avokati i saj shton se babai i mundshëm i fëmijëve të saj u thirr në polici, por në dëshminë e tij deklaroi se nuk kishte pasur asnjëherë raporte seksuale me vajzën, dhe se ishte frekuentuar me të jo për një kohë të gjatë.

Gjithsesi pista paraprake e hetimit është ajo e braktisjes së vajzës nga i riu shqiptar, çka mendohet të ketë qenë edhe shtysa kryesore që e ka çuar në vrasjen e binjakut të saj të parë.

0 comments:

Post a Comment