Tuesday, July 24, 2012

Suri, fëmija më me stil në botë

Suri Cruise është emëruar Fëmija Më me Stil, duke mposhtur fëmijët tjerë të famshëm si Ivy Blue Carter, Harlow Madden dhe Harper Beckham.

Suri CruiseVajza gjashtëvjeçare e çiftit të ndarë Tom Cruise dhe Katie Holmes ka kryesuar në një sondazh të organizuar nga ueb-faqja e dhuratave familjare, twistedtwee.co.uk, pasi vogëlushja impresionoi me gardërobën e saj, që përfshinte shumë fustane dhe mini-taka.

Suri, veshja e të cilës thuhet se vlen dy milionë dollarë, ka mposhtur vajzën e Beyonce Knowles dhe Jay-Z, Blue Ivy, që u rreshtua e dyta, dhe vajzën e Will dhe Jada Smith, Willow.

Harlow Madden, vajza e Nicole Richie dhe Joel Madden, ka përfunduar e katërta, derisa ajo e David dhe Victoria Beckham, Harper Seven, është renditur e pesta.

Nga fëmijët tjerë të famshëm në listën janë përfshirë edhe Max Anthony, Jayden Smith dhe Coco Arquette. /

0 comments:

Post a Comment