Wednesday, July 25, 2012

15-vjeçe, por duket sikur është 50

A do ta besonit se vajza që shihni në foto, është vetëm 15 vjeçe? Jo në fakt, sepse ajo duket sikur ka të paktën 50 vjet mbi shpatulla.

Kjo është edhe drama e saj, e vajzës me emrin Zara Hartshorn, që jeton në Yorkshire të Britanisë së Madhe.

Në fakt, ajo vuan nga një sëmundje e rrallë, e quajtur lipodystrophy, e cila shkrin yndyrnat e trupit dhe bën që trupi e fytyra të duken mjaft të vjetruar, pavarësisht nga mosha që mund të ketë një person.

Zara nuk e ka aspak të lehtë për të jetuar me këtë barrë, e cila e privon në fakt atë nga të jetuarit e një jete normale sociale, pasi ndihet e persekutuar
.


0 comments:

Post a Comment