Tuesday, July 24, 2012

Shoqet puthin gjoksin e Ritës (Foto)

Foto: Twitter/The SunKëngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo ka publikuar në Twitter fotografi nga udhëtimi i saj në Miami.

Në njërën nga fotografitë shihen dy shoqe duke puthur gjinjtë e 21-vjeçares, e cila është e veshur me bikini.

Ndryshe, Rita ka lansuar këngën e fundit “Roc the Life”, e cila pritet t’i paraprijë albumit të saj debutues.
I titulluar “Ora”, albumi do të lansohet nga shtëpia incizuese e Jay-Z, Roc Nation, pjesë e të cilës është edhe Rihanna.

Data e lansimit është caktuar 27 gushti, ndërsa këngëtarja ka thënë se për albumin e saj është frymëzuar nga “No Doubt” dhe “The Vaccines”. /

0 comments:

Post a Comment