Tuesday, June 26, 2012

Të futesh në ujë pasi ke ngrënë bukë apo jo? Flasin studiuesit

Mos u fut në ujë nëse sapo ke ngrënë”, kështu u thonë zakonisht gjyshet nipërve, por kjo thënie duket të jetë e pabazë. Të paktën kështu shprehen mjekët pediatër Rachel C. Vreeman dhe Aaron E. Sarroll në Indiana University School of medicine.

Në studimin e tyre thuhet se e vetmja gjë që ndodh pas ngrënies është që mund të jesh paksa i rënduar por asnjë problem tjetër.

-Të ka pickuar diçka, bëji urinën sipër”, edhe kjo thënie sipas studiuesve është e dëmshme dhe e pavërtetë.

Siç raporton noa.al, studiuesit rekomandojnë se në këtë rast mjekimi më i saktë është dalja nga uji dhe vendi të bëhet mundësisht me uthull, pasi urina mund të shkaktojë fryrje.

- “Ngrënia e farave të bostanit të bën dëm”. Edhe kjo thënie dhe këshillë është e rremë, pasi farat e shalqiut kalojnë në organizmin tonë pa shkaktuar asnjë shqetësim, por problemi i vetëm është se kanë shumë kalori.